Zbulimi i Brukselit: Papunësia
në Shqipëri arrin rekord 17%
Direktorati i Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar i KE, publikon vlerësimin për shifrat e ekonomisë shqiptare. Bilanci financiar i tre maujve të fundit nuk është aspak i mirë. FMN: Shqipëria, rritja më e ulët në rajon. Sipas raportit të Komisionit Evropian, papunësia në vendin tonë ka arritur në 17 për qind.
BRUKSEL - Sipas Komisionit Evropian, papunësia në vendin tonë ka arritur në 17 për qind. Shifrat e papunësisë nuk publikohen sipas tremujorëve, por shifrat më të fundit për tremujorin e katërt të vitit 2013 treguan se, ndryshe nga të dhënat administrative, por në linjë me kushtet e dukshme ekonomike, papunësia është rritur nga 14.4 për qind në nivelin e 17 përqindëve. Ky vlerësim bëhet në raportin e fundit tremujor të Direktoratit të Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar të KE lidhur me zhvillimet në vendet kandidate dhe që pretendojnë të hyjnë në BE.
Pas disa rritjesh të vogla në tremujorët e kaluar, numri i personave të punësuar shënoi ulje me 4.5 për qind në raport me një vit më parë, duke u ndikuar nga një rënie prej 15 përqindësh në punësimin e vlerësuar në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë, ky sektor vijon të mbetet punëdhënësi më i madh për shqiptarët, thekson raporti. Sipas KE, gjatë tremujorit të katërt rritja ekonomike e Shqipërisë ishte në nivelin 1,1 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, duke e marrë veten pas një rënieje 2.5 për qind në tremujorin e kaluar.
Sa u përket bilanceve financoarë të vendit, vihet në dukje se në tre muajt e fundit të vitit 2013 deficiti i llogarisë korente u rrit me 37% në bazë vjetore. Deficiti tregtar u përkeqësua me 7 për qind, pasi rritja e eksporteeve pësoi frenim ndërkohë që importi u rrit 8.5 për qind, pasi ishte ulur në tremujorët e mëparshëm. Deficiti i bilancit të pagesave pësoi një goditje të fuqishme nga rania e prurjeve valutore të emigrantëve, që u pakësuan në masën 26 për qind, duke qenë aktualisht gati sa gjysma e atyre që shqiptarët sillnin nga jashtë në atdhe në vitin 2007. Ndërkohë, investimet e huaja direkte ishin 39 për qind më të larta në fund të vitit 2013. Kjo erdhi si pasojë e shitjes së 4 HEC-eve kompanisë turke Kurum.
Lidhur me zërat e buxhetit, në raport vihet në dukje se të ardhurat nga TVSH dhe akcizat pësuan rritje në fund të vitit të kaluar, duke pasqyruar paraprakishit reagimin e biznesit ndaj masave të paketës fiskale. Deficiti buxhetor në fund të 2013-ës ishte 4.8% e PBB-së, duke e kaluar objektivin e mëparshëm prej 3.5 përqindësh. Të ardhurat në total ishin 0.5 për qind më të ulta se një vit më parë dhe 8.9 për qind më të ulta se sa ishte planifikuar. Raporti i tyre me PBB ka rënë nga 26.6% në vitin 2010 në 24.2%.
Ndërkohë, në dy muajt e parë të vitit në vazhdim të ardhurat në total u rritën 4.9 për qind në bazë vjetore, të ndikuara nga një rritje e fuqishme e TVSH-së në masën 17.5 për qind, pjesërisht si pasojë e faktit që është rritur baza e taksueshme. Shpenzimet në total janë 9% më të ulta se një vit më parë, ndërkohë që 71.9 për qind më të ulta janë shpenzimet buxhetore. Në tremujorin e fundit të vitit 2013 borxhi publik arriti në 65.2 për qind, por pa llogaritur këtu detyrimet e papaguara të shtetit ndaj biznesit.
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë
22 Janar, 17:42
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
Nga problemet me kockat te depresioni, çfarë shkakton mungesa e Vitaminës D?
22 Janar, 17:29
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Pesë ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit
22 Janar, 16:58
-
VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL
22 Janar, 16:56
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34