Zbulo pikën tënde të dobët sipas shenjës së horoskopit

Zbulo pikën tënde të dobët sipas shenjës së horoskopit

Foto ilustruese

Është shumë gjë e mirë të njohësh veten tënde, pasi të shërben në hapat që do të ndërmarrësh. Dhe një nga gjërat më thelbësore që duhet të dish ëhstë pika jote e dobët. Dhe këtë ta tregon as më shumë e as më pak se shenja jote e horoskopit.

DASHI: Personave të shenjës së Dashit ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre.

DEMI: Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia. Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.

BINJAKËT: Ndryshe nga shenja e Demit, Binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që Binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë.

GAFORRJA: Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ato kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse i vlerësojnë më shumë se veten.

LUANI: Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.

VIRGJËRESHA: Personat e shenjës së Virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.

PESHORJA: Nëse Peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.

AKREPI:Akrepi vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë mosbesues.

SHIGJETARI: Shigjetarët nuk çojnë asgjë deri në fund. Ata mërziten shpejt dhe gjithçka që zgjat ju duket monotone.

BRICJAPI: Bricjapi është shumë punëtor. Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.

UJORI: Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.

PESHQIT: Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara. Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës