'Zbulo Voskopojën', mbi 150 vrapues në maratonë! Dy ditë aktivitete promovuese për fshatin turistik

Mbi 150 vrapues nga vendi por dhe shtetet fqinje morën pjesë në garat e përvitshme të vrapimit, “Voskopoja Wolf Trail” në 5,10 dhe 21 km.

Garat deri në gjysmë maratonën janë në kuadër të eventit dyditor “Zbulo Voskopojën” me një sërë aktivitetesh promovuese të kulturës, gatimeve dhe vetë vendbanimit

Të parët që prekën finishin ishin për disiplinën 5 km Lionel Mesi, për disiplinën 10 km Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura, ndërsa për garën 21 km fitues ishte Griseld Mema nga ekipi i Tiranës. Hera Mesi për kategorinë 5 km, zuri vendin e parë nga femrat.

“Nuk e dija që do bëja garë, më ka ndihmuar një shok i babit”.

“ Jam 14 vjeç dhe luaj me ekipin e Partizanit U15. Eshte viti i tretë që  bëj garën e Voskopojës. Është shu më garë e bukur. Është viti i parë që unë dal i pari”.

“Ishte një garë shumë e vështirë por e bukur, një terren shumë i bukur. Një ambient fantastik”.

Për organizatorin Altin Sholla, gara e vrapimit promovon zonën e Voskopojës e cila mbart mbi vete histori, teksa jep dhe detaje mbi organizimin.

Eventi “Zbulo Voskopojën” ka si për qëllim të promovojë zonën nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Në dy ditë qytetarë të shumtë vizituan kishat e zonës, shijuan festivalin e pastave, panairet me produkte vendase dhe koncertet.

“Është një event që çdo vit shënon rritje. Ka shumë të pasionuar pas vrapit, dhe pas bukurisë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Voskopojës.”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë