Strukturat e Antikontrabandës kanë zbuluar 1.124 telefona celularë të padeklaruar në Degën e Doganës Kakavijë, duke  evituar hedhjen e paligjshme në treg të tyre. Telefonat ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kamionit të drejtuar nga shtetasi Shpëtim Baholli. Vlera e faturës për mallin është 98.360 euro, detyrimi doganor i munguar ka vlerën 2.747.785 lekë dhe, me gjithë penalitetin, detyrimi shkon 8.243.355 lekë.