Elez e Dashamir Rexhepi, babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi u zbuluan 2 sera me kanabis ku kishin kultivuar 610 fidanë lëndë narkotike. Nën hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatiti Shkoza e Bardhë për shpërdorim detyre.
Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së Elez dhe Dashamir Rexhepit, u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.