Policia Kufitare zbulon 2 tentativa të trafikimit të marijuanës. Droga e gjetur ishte e fshehur në dy makina në Portin e Durrësit dhe në Kakavijë. Gjatë një kontrolli në doganën e Kakavijës mësohet se është ndaluar nga policia kufitare një shtetas grek, në mjetin e të cilit është gjetur heroinë dhe maarijuanë.
I arrestuari Charilaos Kontekakis 48-vjeç nga Kreta. Policia ka sekuestruar automjetin e tij tip “Mercedes-Benz ML” me targa XNP 7021 brenda të cilit u gjet një sasi droge e fshehur në parakolp e shasinë e automjetit të tij dhe një armë kallashnikov edhe 17 pako me fishekë. Policia Kufitare e Kakavijës bën të ditur se në mjetin e grekut Kontekakis ndodheshin 10.4 kg Heroinë dhe 6.8 kg Mariuanë.
Ndërkohë po gjatë natës, gjatë kontrollit në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare një prej personave të ndaluar nga efektivët është Artur Nano 50-vjeç, pronar i automjetit tip “Fiat Multipla”, me targe AA 518 KD.

(Në foto:Droga e sekuestruar në Kakavijë nga policia kufitare) Foto të tjera

Në mjetin e tij u gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të shasisë 20 pako lëndë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa.
Durrës, kapet turku donte të kalonte ilegalisht
Gjithashtu mësohet se policia kufitare e Durrësit, pas sekuestrimit të drogës intensifikoi kontrollet në port dhe gjatë kontrolleve të imtësishme efektivët kanë gjetur të fshehur në kabinën e një kamioni shtetasin turk Ahmet Kycyk.
Ky shtetas po tentonte të kalonte si klandestin në vendet e BE. Policia kufitare ndaloi për organizimin e këtij aktiviteti Eglantina Kavrak dhe Xhemal Subashi.

(Në Foto: Kamioni ku u gjet shtetasi tuk, klandestin)

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO