Rreth 20 predha janë zbuluar nga zhytësit vullnetarë, predha këto që mendohet janë hedhur në vitin 1997.

Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”, -shprehen vullnetarët.

Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.

1573121766_predhat2001.jpg