Tiranë - Policia e Tiranës ka 7 arrestuar persona, mes tyre 4 kineze dhe 1 ukrainase për prostitucion.
Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se dy prej të arrestuave një 32 vjeç dhe tjetra 22-vjeçe kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”.
Ndërkohë 4 kineze ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të operacionit “Netëork”, gjatë të cilave u vunë në pranga shtetasit:
-S. Z., 33 vjeç dhe O. N., 22 vjeçe (shtetase ukrainase), bashkëjetues, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”, shtetasen ukrainase, A. H., 23 vjeçe, e cila u arrestua për veprën penale “Prostitucioni”;
-L. M., 57 vjeçe, L. Sh., 39 vjeçe, Sh. R., 47 vjeçe dhe Zh. P., 37 vjeçe, të gjitha shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









