VIDEO/ Zbulohen 3 parcela me lëndë narkotike në Krujë, sekuestrohen 685 rrënjë kanabis

3 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të zonës së Krujës, konkretisht në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël.

Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka shpallur në kërkim Akez Dibranin, 53-vjeç, banues në fshatin Zezë, si autori i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në këtë megaoperacion, morën pjesë 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, brenda tyre ishin kultivuar 3510 bimë narkotike! Në pranga 44-vjeçari, në kërkim i vëllai


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë