Zbulohen 3 risitë e De Biasit përballë
Armenisë, Kapllani shënon dopietë

Zbulohen 3 risitë e De Biasit përballë<br />Armenisë, Kapllani shënon dopietë
Zbulohen emrat e që rinj që trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi do të ftojë për ndeshjen kundër Armenisë, e cila do të zhvillohet në fundin e muajit Mars, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian, finalet e të cilit do të zhvillohen në Francë më 2016. Sipas kombëtarja-shqiptare.blogspot.com janë 3 emrat e rinj që do të thërriten nga tekniku italian. Goditja më e madhe duket se është Berat Xhemshiti. 21-vjeçari shqiptar është pjesë e ekipit të Zyrihut në kampionatin zviceran dhe ka treguar një performancë shumë të mirë duke tërhequr vëmendjen e shumë menaxherëve.

Pozicioni natyral i Berat Xhemshitit është mbrojtës, por luan edhe i avancuar duke qenë polivanet. Emri i dytë është Donis Avdijaj, aktualisht i huazuar nga Shalke te ekipi i Sturm në Austri. Avdijaj e nisi mjaft mirë aventurën në Austri duke qenë protagonist. Emri i tretë është Naser Ajili. Lojtari pranoi ftesën e kombëtares shqiptare dhe disa muaj më parë deklaroi zyrtarisht se do të veshë fanellën kuqezi.

Naser Ajili shikohet si e ardhmja e kombëtares shqiptare dhe shumë shpejt mund të jetë në formacion e parë në pozicionin që sot luan Ansi Agolli. Një tjetër emër që mendohet se do të ftohet nga De Biasi është edhe Endri Çekiçi, që luan me gjigantët kroat të Dinamo Zagreb. Megjithatë për tre të parët ftesat janë bërë gati, ndërsa pogradecari duhet të presë. Përsa i përket ndeshjes me Armeninë, përpos risive pritet që të ketë edhe një rikthim, që lidhet me emrin e Shkëlzen Gashit. Sulmuesi pjesë e ekipit të Baselit ka zhvilluar një edicion shumë të mirë në kampionatin zviceran dhe Champions League, edhe pse nuk ka lënë shumë gjurmë. Gashi ka munguar në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar kombëtarja për shkak të skemave të përdoruara nga italiani.

Ndërsa një tjetër shqiptar ka shpërthyer këtë javë në kampionatin gjerman. Edmond Kapllani ka shpëtuar Frankfurtin nga humbja duke shënuar dopietë përballë Bochum. Kapllani u fut në fushë si zëvendësues i shqiptarit tjetër Odise Roshi në minutën e 71, teksa rezultati ishte 3-1 për Bochum, por durrsaku barazoi rezultatin me 2 gola të shpejtë në të 84’ dhe 90’ duke befasuar vendasit.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni