IRLANDE- Qeveria irlandeze thotë se po mendon të organizojë një hetim pas zbulimit të 796 eshtrave në një varr masiv në qytetin perëndimor të Irlandës, Tuam. Ministri irlandez për Fëmijët, Charlie Flanagan tha se “ajo që Qeveria është duke bërë është vërtetimin i fakteve. Kjo është një çështje që ka ngritur një shqetësim të madh publik, jo vetëm për familjet e përfshira, por për gjithë komunitetin".
 
Fëmijët që janë groposur në ambientet e “Shtëpisë” që drejtohej nga murgeshat "Bon Secours" gjatë viteve 1925-1961, i përkasin grave të cilat kishin mbetur shtatzënë nga marrëdhënie jashtëmartesore. Në atë periudhë lidhjet jashtëmartesore konsideroheshin një herezi dhe dënoheshin nga shoqëria e gjerë irlandeze.

Foshnjat, eshtrat e të cilave janë gjetur në këtë varr masiv, besohet se kanë humbur jetën nga kequshqyerja, mungesa e përkujdesjes e pneumonia.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)