Rreth 883 bimë kanabis janë zbuluar nga kontrollet e policisë të ushtruara në disa fshatra të thella në Krujë. Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegjes, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 967 bimë narkotike kanabis.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.