Zbulohen arsyet/ Trump tregon
pse e shkarkoi Tillerson
Pas shkarkimit të sotëm në mënyrë të papritur të Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, nga ana e presidentit Donald Trump, kanë mbërritur edhe reagimet e para.
Pas shkarkimit të sotëm në mënyrë të papritur të Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, nga ana e presidentit Donald Trump, kanë mbërritur edhe reagimet e para.
Vetë presidenti Trump ka sqaruar disa nga arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim dhe ka rrëfyer një detaj lidhur me çështjen e Koresë së veriut.
Në fakt, presidenti amerikan Donald Trump nuk u konsultua me Sekretarin e Shtetit lidhur me një marrëveshje të mundshme dhe të paprecedentë për një takim me diktatorin koreanoverior Kim Jong Un.
"E mora vet vendimin," tha Trump për gazetarët pak momenta më parë. Bisedimet do të jenë të parat e këtij lloji ndërmjet një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi koreanoverior.
Të premten, Tillerson tha se vendimi i Trumpit për t’u takuar me Kim Jong Un “nuk ishte një surprizë”. Por ky koment u bë më pak se një ditë pasi Sekretarit i Shtetit tha se kushtet nuk ishin pjekur ende për negociata me Korenë e Veriut.
Presidenti Trump, duke u folur reporterëve përpara se të largohej nga Kalifornia sot, tha se ai dhe Rex Tillerson shkonin në përgjithësi mirë, por se ata kishin mendime të ndryshme mbi disa çështje.
Një prej këtyre çështjeve është marrëveshje bërthamore e Iranit, të cilën Trump e ka cilësuar si të tmerrshme.
"Vërtet që nuk e mendonim njësoj," tha Trump.
"Unë dhe Pompeo kemi proces të njëjtë mendimi," shtoi ai.
Presidenti Trump tha gjithashtu: “I uroj Rex Tillerson-it çdo të mirë.... E çmoj shumë angazhimin dhe shërbimin e tij dhe i uroj çdo të mirë. Ai është një njeri i mirë... Shkuam mirë për goxha kohë por kishim mosmarrëveshje për disa gjëra”.
Sakaq, Steve Goldstein, nënsekretari për diplomacinë publike tha se Rex Tillerson donte që të qëndronte në detyrë.
"Sekretari i kishte të gjitha qëllimet që të qëndronte, për shkak të progresit ë madh të bërë në sigurinë kombëtare”, - tha Goldstein.
Zyrtari shtoi se Tillersoni nuk shkoi për të folur me Trumpin dhe se nuk e dinte arsyen për këtë sipas CNN.
"Sekretari nuk foli me presidentin dhe nuk e di arsyen përse. Ai është mirënjohës për mundësinë që iu dha për të shërbyer dhe beson se shërbimi publik është një detyrë e fisme. Ai i uron sekretarit të emëruar Pompeo çdo të mirë”, - tha Goldstein.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35