Zbulohen detaje dhe autori i sulmit
me 26 viktima në Teksas/ Foto 

Zbulohen detaje dhe autori i sulmit<br />me 26 viktima në Teksas/ Foto <br>
Të paktën 26 vetë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me të shtëna në një kishë në Teksas.

Detaje rreth sulmit janë publikuar nga mediat lokale, të cilat raportojnë se rreth 120 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.

Po ashtu sipas raportimeve të para autori i sulmit është një mësues 26-vjeçar i studimit të Biblës, i cili u shkarkua nga Forca Ajrore Amerikane, raporton Daily Mail.

Devin Patrick Kelley hyri në kishë i veshur me veshje ushtarake, dhe filloi të shtënat në drejtim të njerëzve.

Kelley, 26 vjeç, nga San Antonio, ishte i martuar ndërsa u vra pas një ndjekjeje të shkurtër në Guadalupe. Por është ende e paqartë nëse agresori u vra nga policia apo u vetvra.
 autori sulmit teksas

Nga mediat në vend raportohet se policia po hetojnë pistën se autori ishte pjesë e një grupi fashist të quajtur “White supermaci” (supermacia e të bardhëve).

Një sulm i ngjashëm ndodhi në muajin prill të këtij viti në një kishë në Karolinën Jugore dhe autori ishte një pjestarë i këtij grupimi “Neo-Nazist”.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online