Zbulohen dokumente të klasifikuara të Biden gjatë kohës kur ishte zëvendës president! Trump: FBI të kontrollojë shtëpitë e tij
Donald Trump dhe Joe Biden
Avokatët e Joe Biden kanë pranuar se vjeshtën e kaluar në një zyrë private janë zbuluar dokumente të klasifikuara të kohës kur Biden ishte zëvendës president. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i ka kërkuar prokurorit të SHBA në Çikago që të hetojë çështjen.
Avokatët e Biden thonë se i gjetën materialet e qeverisë në nëntor ndërsa mbyllnin një zyrë me bazë në Uashington, ‘Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global’ që Biden i përdori gjatë kohës që punonte me Universitetin e Pensilvanisë, ku ishte professor nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Rreth 10 dokumente të klasifikuara u gjetën në zyrën e Biden, bën me dije CNN. Është e paqartë se për çfarë bëjnë fjalë dokumentet ose pse u dërguan në zyrën private të Biden. Zyrtarët federalë u kërkohet me ligj që të heqin dorë nga dokumentet zyrtare dhe të dhënat e klasifikuara kur mbaron shërbimi i tyre qeveritar.
“Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë në lidhje me zbulimin e atyre që duket të jenë të dhëna të administratës Obama-Biden, duke përfshirë një numër të vogël dokumentesh me shenja të klasifikuara,” tha Richard Sauber, këshilltar special i Presidentit Biden. në një deklaratë.
Për këtë lajm reagoi edhe ish presidenti, Donald Trump duke kërkuar që FBI të kontrollonte shtëpitë private të Joe Biden dhe Shtëpinë e Bardhë.
“Kur do të bastis FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë? Këto dokumente definitivisht nuk u deklasifikuan”, tha Trump në llogarinë e tij të Truth Social.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Eduard Zaloshnja: Rënia e kuotave të Presidentit Trump, 4 pikë në 8 ditë
28 Janar, 14:44
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
Trump: Microsoft në bisedime për të blerë TikTok-un
28 Janar, 12:56
-
NBA/ Lakers katër fitore radhazi, Cleveland prin Perëndimin! Zhgënjen Boston
28 Janar, 11:06
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29
-
SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
28 Janar, 09:46