Zbulohen dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden

Zbulohen dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Gjashtë dokumente të tjera, të shënuara si të klasifikuara, u zbuluan të premten gjatë kërkimeve nga Departamenti i Drejtësisë në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetin Delaëare.

Avokatët e presidentit njoftuan të shtunën se disa nga dokumentet e zbuluara datojnë nga koha kur  Biden shërbente në Senat dhe të tjerat gjatë kohës që ishte në postin e nënpresidentit të vendit.

Punonjësit e FBI-së gjithashtu gjetën shënime me dorë të Biden nga koha kur ai shërbente në administratën e Presidentit Obama.

Avokati i presidentit tha se kërkimi filloi pak para orës 10 të mëngjesit të premten dhe përfundoi rreth orës 10:30 të mbrëmjes. Ai shtoi se procesi i kërkimit ishte me bazë vullnetare, në praninë e ekipit ligjor të presidentit dhe përfaqësuesve ligjor të Shtëpisë së Bardhë.

Grupi i parë i dokumenteve u zbulua në nëntor në një zyrë private që përdorte Biden pas largimit nga posti i nënpresidentit. Në dhjetor u zbuluan dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Biden në shtetin Delware. Gjetjet nuk u bënë publike deri në janar. Mënyra e trajtimit të dokumenteve po hetohet nga një prokuror i posaçëm.

Gjatë një prononcimi për median të enjten, Presidenti Biden këmbënguli se ekipi i tij ligjor po vepron në bazë të ligjit dhe se po bashkëpunon plotësisht me hetimet.

“Nuk jam penduar. Po ndjek këshillat e avokatëve”- u shpreh Biden pak ditë më parë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)