SHBA - Pas çdo lufte në Lindjen e Mesme duket se fshihet ish-kryeministri britanik Tony Blair. Dokumentet e fundit tregojnë se Bleir i kishte dhënë “OK”, ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, se do e ndihmonte kur ky të sulmonte Irakun e të rrëzonte Sadam Hyseinin.
Në email-et e publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pas skandalit të email-it të ish-sekretares amerikane të shtetit, Hilary Clinton është dhe një e-mail i shkëmbyer mes Tony Blair dhe Bushit.
Ish-kryeministrit britanik pavarësisht se publikisht shprehej se ishte pro një zgjidhjeje politike ai i kishte dhënë fjalën se do ndihmonte Bushin, nëse ky i fundit do ndërhynte ushtarakisht. Madje Bleir i kishte premtuar ish presidentit amerikan se do e ndihmonte dhe me 1700 forca komando, si dhe mbështetje ajrore.
Kështu në vitin 2003, SHBA nisi luftën në Irak me pretendimin ky vend kishte armë të shkatërrimit në masë, e kështu përfundimi solli rrëzimin e Sadam Hysein.
4347 është numri i ushtarëve amerikane të vrarë në luftën e Irakut, ndërsa listën e ushtareve të humbur në Irak e ndjek Britania me 179.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com