Zbulohen emrat, ja Sekretarët
e Përgjithshëm të 10 Ministrive

Zbulohen emrat, ja Sekretarët<br />e Përgjithshëm të 10 Ministrive
Report Tv ka mësuar emrat e sekretarëve të përgjithshëm të 10 ministrive të kabinetit “Rama 2”. Emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm janë zbuluar nga Report Tv vetëm pak orë pas mbylljes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Gjatë punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama prezantoi 33 zëvendësministrat e rinj të qeverisë së tij.

Risia e zv.ministrave ishte se katër prej tyre do të jenë kosovarë, të cilët do të ushtrojnë detyrën në Ministritë shqiptare. Bëhet fjalë për zv.ministren e Arsimit, Besa Shahini, zv.ministren e Kulturës, Valbona Shujaku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, dhe zv.ministren e Shëndetësisë, Ilirjana Bajraktari.

Ndërkohë, pranë çdo ministre do të veprojë dhe një Sekretar i përgjithshëm, për të cilët Report Tv iu sjell emrat më poshtë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Gelardina Prodani 
Ministria e Jashtme – Gazmend Barbullushi
Ministria e Shëndetësisë – Arjan Kraja 
Ministria e Bujqësisë – Aurora Alimadhi 
Ministria e Mjedisit – Plarent Ndreca
Ministria e Kulturës – Olti Musaka
Ministria e Mbrojtjes – Alba Thoma
Ministria e Arsimit – Koli Bele 
Ministria e Energjitikës –  Gent Kerri
Ministria e Drejtësisë – Elira Kokona

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!