TIRANE - Shqipëria merr masa e para për koronavirusin kinez që po përhapet me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse "duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu" thotë ministria.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, "ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.
Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë" thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë për mediat.
Ndërkohë që nga Kukësi ku inspektoi punimet për spitalin rajonal, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se "Ministria e Shëndetësisë i ka marrë të gjitha masat paraprake në përputhje me rregulloret ndërkombëtare për të vendosur një sistem survejace në ato pika që duhet realizuar sipas rrezikshmërisë. Shqipëria është momentalisht në risk të ulët, nuk është problem imediat, por kjo nuk do të thotë që ministria e Shëndetësisë të mos marrë masat e nevojshme. Ne kemi nxjerrë një urdhër për ta gjitha përgjegjësitë e institucioneve. Po monitorojmë situatën në bashkëpunim edhe me institutin e shëndetit publik dhe organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë" tha ajo.
Ndërkohë që Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën ku u zbulua koronavirusi. Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milionë banorësh. Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.
Report Tv mëson se në aeroportin e Rinasit janë shtuar kontrollet pas ngritjes së alarmit nga virusi kinez. 25 kinezë, që erdhën në Shqipëri mëngjesin e sotëm tranzit nga Turqia janë kontrolluar në Rinas, por kanë rezultuar pa probleme. Në aeroport ndodhet një mjek, por gjithashtu janë vendosur edhe pajisje shtesë kontrolli.
Hahaaa Polici sapo vdiq nga meningjiti zonja ministre qe eshte nje semundje ngjitse dhe vdekjeprurese shume fish me teper sesa ky gripi kinez cbete per ate rast sa njerez kontrolluat dhe sa vaksinuat i vetmi kontroll qe mund ti beni kinezeve eshte ai i xhepave per te tjera as qe ja keni haberin
PërgjigjuBabai im 75 vjec i kerkon te bej vaksinen e gripit normal doktorit te familjes dhe ai i thot kan mbaru se na kan dergu pak nga Tirana.Kjo ndodh ne mes te Shkodres zonja ministre qe nuk ja ke iden cfar ndodh ne ket vend te mallkuar sepse jeni vetem per korrupsion e lidhje me mafie.
PërgjigjuNa me virus jena tash 30 vjete.
PërgjigjuHahahaha mendoi se ke drejt persh nga kosova
Abababa na bete me vjedh me kto kryetar bashkish!!! Ky nga lepirs i Pd , u be lepirs i ps Dmth vazhdon se ka lene stervitjen e gjuhes.. Se me 8 klase ske dhe ca i thu normal ska faj do mbijetoje.
PërgjigjuO Kazan, çfare masash merr kjo sekretarja e Edvinit. Ore mire e beni qe tallni b*then se keni gjetur kete popull idiot.
PërgjigjuHahahaha ministria pa maskë infermieret me maskë..
Përgjigju