Zbulohen mesazhet/ Skandali me shkeljen e masave antiCOVID, PD mund të justifikohet por si qëndron e vërteta! Ja si u thirrën militantët

Zbulohen mesazhet/ Skandali me shkeljen e masave antiCOVID, PD mund të justifikohet por si qëndron e vërteta! Ja si u thirrën militantët

Nga mitingu sot i PD

Përfaqësuesit e PD sot deklaronin se u ishte bërë thirrje qytetarëve që ta ndiqnin në televizor hapjen e fushatës dhe kjo mund të përdoret si justifikim për skandalin që ndodhi sot në sheshin "Nënë Tereza" ku qindra militantë u mblodhën duke mos respektuar asnjë masë COVID.

Por si qëndron e vërteta? Si u organizuan këta militantë? Ata kanë ardhur aty pasi janë ftuar me mesazhe nga PD. Në mesazhet e  dërguara dje simpatizantëve të PD u bëhet thirrje grupseksioneve të ndryshme të saj që të organizoheshin me makina për në shesh.

Mesazhi i parë:

Te nderuar anetare. Neser dt.25.03.2021 ora 17:30 ne sheshin Nene Tereza do te hapet fushata elektorale e PDSh. Takimi i nisjes do te behet ne zyren e grupseksionit tone ne oren 16:30. Ku me makinat tona do nisemi per tek sheshi Nene Tereza.

Mesazhi i dytë:

Te nderuar anetare ju njoftoj per ndryshim e orarit te nisjes do jete ne oren 16:00 nisja nga zyra e grupseksionit ton. Dhe me pas te gjithe bashke te drejtoheminper tek sheshi nentereza. Me makina.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/03/2021 23:41

    Parti qensh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja