Zbulohen pamjet e autorit të vrasjes së gazetares Lyra McKee në Irlandën e Verit. Autoritetet irlandeze kanë publikuar videon ku duken tre persona që mendohet se ishin të përfshirë në trazirat që shoqëronin vendin, ndërsa policia identifikoi nga pamjet njërin nga personat që mban në dorë një armë me të cilën mendohet të jetë kryer ekzekutimi i gazetares.
Autoritet kërkojnë ndihmën e komunitetit për këdo që ka mundur të identifikojë autorin duke i garantuar atyre ruajtjen e anonimatit dhe sigurisë për këdo që jep informacion.
Gazetarja Lyra McKee u qëllua në kokë vetëm një javë më parë, gjatë trazirave në distriktin Creggan të Londonderit në Irlandën e Veriut. Ajo kishte postuar në median sociale foto të trazirave me diçiturën “Sonte në Deri… çmenduri e vërtetë”.