Ja pamjet kur gjendet ngarkesa me 148 kg kokainë e nisur nga Ekuadori. 3 shqiptarët e prisnin në portin e Livornos

Livorno- Këto janë pamjet e operacionit të Guardia di Finanza në portin e Livornos dhe agjencisë së Doganave, për sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 148 kg kokainës që vinte e kamufluar brenda një ngarkese me banane në kontejner, që vinte nga Ekuadori me anije.

Aksioni u krye teksa 3 të dyshuarit shqiptarë shkuan të tërhiqnin ngarkesën e ndarë në 139 pako dhe sipër natribanit me logo mbishkruese të kompanive të njohura të modës.

Në pamje shfaqen agjentët e dy agjencive të specializuara ligjzbatuese italiane, teksa të vendosur në kontejnerin ku ndodhej ngarkesa, heqin pakot e kokainës një e nga një për të mbajtur edhe protokoll procedurial penal të rastit. Pranë tyre edhe përfaqësues të grupit hetimor.

Ngarkesa është nxjerrë nga pjesa e sipërme e kontejnerit, brenda një dhome të fshehtë.

Tre korrierët shqiptarë të drogës që hynë ilegalisht në portin industrial të Livornos, për të marrë mallin e dërguar me porosi nga Guayaquil dhe që destinacion final kishte Zvicrën.

Korrierët, siç raporton “Il Tirreno”, u arrestuan nga policia financiare dhe tani ndodhen në burg në Livorno. Fiamme Gialle veproi në bazë të sinjalizimeve të shkëmbyera me Agjencinë Doganore. Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda, teksa u deshën disa orë për të ngritur kurthin dhe kapur korrierët që do të vinin për ngarkesën. Korrierët nuk kanë bërë rezistencë dhe janë arrestuar. Të dyshuarit nuk kishin dokumente dhe dy prej tyre janë vëllezër. 

Kjo konsiderohet edhe si sasia më e madhe e kokainës  e kapur në vitet e fundit në portin e Livornos, në rajonin toskan.  


Lajmi kryesor:

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, Emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Pakot 'Louis Vuitton' e 'S.V' nga Ekuadori të fshehur në kontejner me banane


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën