164 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në Mat. Lënda narkotike u zbulua në vendin e quajtur "Maja e Manjolës", në fshatin Selicë.
Policia ka shpallur në kërkim Flamur Elezajn, 44 vjeç, banues në Krujë, si autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Velipojë, zbulohen 6 sera me kanabis, policia 'kap mat' kultivuesit! Parcela dhe në Lezhë, Mat e Krujë
Ora 11:16
Zbulohen sera me lëndë narkotike në Mat, asgjësohen 164 fidanë kanabis! Në pranga 44-vjeçari