Zbulohen surprizat e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, nënkryetari i bashkisë: Në kryeqytet vetëm do të festohet

Zbulohen surprizat e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, nënkryetari i bashkisë: Në kryeqytet vetëm do të festohet

Foto nga Tirana

Nata e ndërrimit të viteve këtë vit do vijë me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme në Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi disa nga detajet e mbrëmjes dhe i ftoi të gjithë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të shijuar nga afër koncertin dhe festivalin e fishekzjarrëve. 

“Në pjesën e parë të ditës së datës 30 kemi cirkun e Tiranës që do të zbavitë të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit, me numrat që ato kanë kohë që i përgatisin. Për të vazhduar pastaj në pjesën e pasdites me një bandë italiane shumë e famshme, për të kaluar te Silur Shoë Keys Tirana, dhe pastaj për të vazhduar prapë me DJ. Ndërsa data 31 dhjetor do të fillojë përsëri me Cirkun e Tiranës, do të vazhdojë me celebrimin e kësaj nate, ku do të jetë Ardit Çuni, do të jetë Era Istrefi, do të jetë Arilena Ara, për të arritur në mesnatë, ku do të jetë spektakli i magjishëm i fishekzjarrëve, nga kryetari i Bashkisë dhe përshëndetjet nga të gjithë të ftuarit që do të jenë; për të kaluar përsëri me Ardit Çunin, Era Istrefin, Arilena Ara, dhe për të vazhduar me DJ. Pra janë disa net që Tirana nuk do fiket, vetëm do festohet”, u shpreh Seferi. 

Gjatë një interviste televizive, nënkryetari Seferi tha se ajo çfarë sjell më shumë ngrohtësi është solidariteti që të gjithë të gëzojnë, jo vetëm persona të caktuar. 

“Gëzohem vullnetarizmin e qytetarëve të Tiranës për familjet në nevojë duke bërë që kjo festë mos të gëzohet vetëm nga disa persona, por të gëzohet nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Realisht është një moment shumë i bukur për të gjithë kur shikon këtë solidaritet, kur shikon këtë festë që përpara se të mbushë sheshin, mbush shpirtin e qytetarëve të Tiranës”, tha Seferi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)