Zbulohen  tunelet e fshehta të ISIS 
 grupi xhihadist shmangte sulmet 

Zbulohen  tunelet e fshehta të ISIS <br /> grupi xhihadist shmangte sulmet 
Një rrjet i thellë i tuneleve nëntokësore është zbuluar në Irak, i cili përdorej nga shteti Islamik. Tunelet sekrete përdoreshin nga militantët e ISIS për të shpëtuar nga sulmet ajrore të koalicionit. Ato janë zbuluar nga forcat kurde kur milicia  Peshmerga arriti të marrë qytetin Yazidi.

Disa prej dhomave në tunele janë në thellësi deri 10 metër, çka i lejonte luftëtarët e ISIS të lëviznin lirisht dhe të fshiheshin lehtësisht nga sulmet ajrore.
Edhe pse në qytetin Sinjar janë zbuluar mbi 70 tunele, forcat kurde dhe irakiane druhen se ka akoma shumë të tjerë.

Një zyrtar tha se militantët e ISIS kanë gërmuar kaq shumë, sa kanë shkatërruar infrastrukturën e qytetit.Ushtarët mbetën të habitur kur panë se brenda tuneleve kishte edhe energji elektrike.

Përveç 70 tuneleve të zbuluara forcat kurde besojnë se terroristët  duke përdorur  skllevërit kanë hapur edhe tunele të tjera në shumë qytete ku ata kanë kontrollin.  Lajmi vjen pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA në një deklaratë njoftoi se kishte kryer mbi 21 sulme në Siri dhe Irak.

Katërmbëdhjetë sulmet në Irak janë përqendruar në qytetet e kontrolluara nga ISIS, Mosul dhe Falluxha.  Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter deklaroi se ishin goditur dy kampe ku ndërtoheshin strategjitë e ISIS.
 
Ndërkohë sa i përket bombardimeve në Siri janë janë kryer në qytete si: Ramadi, Sinjar, Al Qaim, Albu Hayat.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi