Sipas studiuesve ka persona, sistemi imunitar i të cilëve arrin të sulmoj cdo virus duke prodhuar një antitrup shumë të fuqishëm. Ata që janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë janë të rrallë, por falë zbulimit të “talentit” që këta njerëz kanë hapen dyert për krijimin e një brezi të ri ilaçesh që mund të stimulojnë antitrupat “e pathyeshëm”.
Studiuesit arritën edhe të klonojnë gjenet që lejojnë të prodhojnë këto antitrupa, me një fuqi deri tani të panjohur. Kjo molekulë është në gjendje të neutralizojë cdo virus që ka goditur njeriu 90 vitet e fundit, duke nisur nga gripi spanjoll i vitit 1918 dhe deri te virusi i sotëm i shpendëve.
Zbulimi mund të sjellë në krijimin e një vaksine të vetme për cdo virus, që mund të bëhet vetëm një herë në jetë.