Zbulohet afera seksuale e imamit
kosovar që rekrutonte xhihadistë

Zbulohet afera seksuale e imamit<br />kosovar që rekrutonte xhihadistë
Mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shumë kosovarëve tjerë, të cilët përmes tij morën rrugën për në “Tokën e Shamit” në Siri, hoxhë Zekrija Qazimi del të mos jetë ai që nxënësit e tij e mendonin.

Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, përderisa po vazhdonte të bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, po gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën po tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij. Gazeta Express, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar.Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi njëjtë nuk u tregua edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.

Hoxha i Gjilanit, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dhe ende po gjykohet, nën dyshimin se kishte rekrutuar dhjetëra të rijnë kosovarë për t’i bërë pjesë të organizatave terroriste në luftuat në Siri e Irak, del të mos jetë aq i devotshëm sa është paraqitur para xhematit të tij.

Ndonëse, hoxhë Qazimi ishte ai që vazhdimisht në videot e tij për xhematin, interpretonte Librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, ishte vetë ai që nuk iu përmbajt udhëzimeve të këtij libri të shenjtë.

Gazeta Express ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se “hoxha i devotshëm” që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore. 

Hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, pasi kryente obligimet e tij ndaj xhematit, udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte. Kjo dëshmohet në SMS-Dëshmitë e zbardhura nga Gazeta Express, si pjesë e katërt serisë së përgjimeve ndaj imamit të xhamisë “El Kuddus”. 

sms
sms

Por kjo aferë e tij, nuk kishte kaluar pa u zbuluar nga xhemati, të cilët, disa herë, ia kishin bërë me dije Qazimit se e kjo që po bënte ishte e kundërta e asaj që ai ligjëronte para tyre çdo ditë.

“Ti je hoxhe qe njihesh nga masa frigoju Allahut”, ishte një nga SMS’të që i ishte dërguar nga një dëgjues i ligjëratave të tij. Ata, madje edhe e kishin kërcënuar në telefon se nëse ai nuk e ndërpriste këtë lidhje, gjithçka do të kuptohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.

sms
 
Krejt veprimet e tyre pasuesit e imamit i  lidhin edhe me vetë mësimet e Kur’anit për të cilat edhe Qazimi ka ligjëruar –ndalimin e seksit jashtë martesorë në islam ose i njohur në terminologjinë fetare si “zinaja” për të cilën qartazi shkruhet në librin e shenjt islam dhe ndëshkimi është i rëndë.

““Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre”, thuhet për seksin jashtë martesor të të pamartuarve që në kaptinën e dytë të librit mbi të cilin ligjëronte Qazimi, derisa Ligji i Sheriatit për të cilin ka ligjëruar ky imam është shumë më i rëndë për të martuarit, sikur ky rast.

Praktika e këtij ligji të aplikuar në disa shtet islame, e i cili, Qazimi deshironte të praktikohej edhe në Kosovë, thotë se të martuarit që kanë afera seksuale duhet të vriten me gurëzim në publik.

Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka. 
sms

Por, pa marrë parasysh këto, hoxha që doli të jetë rekrutuesi më i madh i kosovareve për ISIS, kishte vazhduar lidhjen me të dashurën, sa që i kishte propozuar edhe që ajo të bëhej gruaja e tij e dytë. Martesën e dytë ai e llogariste obligim.

sms

sms

Por, ky plan i tij nuk u realizua kurrë. Kjo pasi Zekrija Qazimi, në  verën e vitit 2014 ra në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për rekrutim të të rinjve kosovarë në grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ai tani është duke u përballur me drejtësinë, bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij, për të cilat rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg.

Zekrija Qazimi akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin “ El-Kuddus”  në Gjilan, publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik.
Qazimi e kishte filluar veprimtarinë e tij në organizatën “Rinia Islame” në Gjilan.

Ai njihet si mësues i dy terroristëve më të njohur kosovarë, Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, që të dy tash udhëheqës kryesor të shqiptarëve në Siri. /GazetaExpress/.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni