Rusët 'krah' Metës në sulmin kundër reformës në drejtësi

Rusët 'krah' Metës në sulmin kundër reformës në drejtësi

Lufta institucionale mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në muajt e fundit, sidomos për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, por edhe Reformën në Drejtësi ka bërë jehonë në shumë vende, por vëmendjen e ka tërhequr një portal në Rusi që ka pasqyruar me detaje të gjitha deklaratat e kreut të shtetit shqiptar.

Faqja ruse regnum.ru ka i kushtuar një rëndësi të vecantë zhvillimeve në Shqipëri duke ndjekur dhe përcjellë të gjitha deklaratat dhe akuzat e forta të Ilir Metës kundër kreut të ekzekutivit.

Dy ditë më parë portali rus ka pasqyruar sulmin e presidentit kundër reformës në drejtësi që e cilëson si “Ramaforma” ndërsa akuzon Ramën dhe ndërkombëtarët.

Portali rus tregon deklaratat e kreut të shtetit tonë lidhur me akuzat për ngritjen e KED-së, zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk është ngritur, por edhe ndjesën që sipas Metës i kishte kërkuar Donald Lu, kur shërbeu si ambasador në Shqipëri.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i çuditshëm është interesi që kanë ngjallur  Rusi akuzat dhe sulmet e Presidentit Ilir Meta kundër drejtësisë së re...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP PALL LEKA [ KEPI ]: 21/07/2019 08:03

    O ilir o florir ndalgadal po të vjen o flori . Reçi po të pret o iliri ibret. Do bosh qef në Reç e do ti kujtosh kto ditët e RËMPALLËS o iliri pallës

    Përgjigju
  • Mondi: 20/07/2019 21:04

    Rusia eshte shtet I madh dhe serioz nuk ka kohe te humbase me politikane karagjoz shqiptar qe kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre. Presidentin tone dhe lulin ata sdo i pranonin as lulishtar ne oborrin e ambasades ne tirane kurse monika mund edhe te pastroje

    Përgjigju
  • emigranti: 20/07/2019 18:43

    To pazel po plotesohet.Te gjitha forcat e huaja qe mbeshteten opoziten shqipetare ne rrugen e destabilizimit te vendit po e nxjerrin koken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr