TIRANE- Një arsenash armësh të zbuluara gjatë ditëve të fundit në bagazhin e një makinë të vjedhur në lagjen “Paleo Faliro” të Athinës besohet se i përkasin grupit të Juljan Sinanajt. Organizata e “Luftës Revolucionare” akuzohet për një sulm ndaj ambasadës së SHBA-ve në vitin 2007. Mediet greke shkruanin se ndoshta armën i përkasin një krimineli të arrestuar në Shqipëri, i cili kishte pranuar se ishte porositur për 20 vrasje në këtë shtet. Policia dhe prokuroria greke, prej disa ditësh janë duke verifikuar provat në lidhje me grupin e Nikos Maziotis që operonte në vitet 2006-2010.

Nga analiza e raketave, ato janë të njëjta me 5 raketa janë gjetur në prill të vitit 2010, ku arsenali i fshehur i përkiste organizatës “Lufta Revolucionare”. Policia verifikoi disa informacione në lidhje me 7 raketa që ishin kapur në Greqi, kur kishin hyrë nga Shqipëria. Ndërkaq, policia greke dhe përkatësisht njësia e Antiterrorit është duke verifikuar nëse ka ndonjë lidhje të Sinanajt me 3 kallashnikovët dhe 4 raketat e sekuestruara së fundmi, pasi ai vetë u ka pohuar prokurorëve shqiptarë, në statusin e dëshmitarit të drejtësisë, se ishte anëtar i grupeve që përhapin terror në Greqi.

I akuzuar për lidhje me organizata terroriste në Greqi është edhe Ilir Kupa, i arratisuri nga burgu i Trikalasë, i kapur pak javë më parë në Tiranë. Pritet që në ditët në vijim Julian Sinanaj, do të meret në pyetje nga hetuesit grekë, pasi për drejtësinë Shqiptare ka pohuar se ka kryer në Greqi, plot 27 vrasje.


Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)