Zbulohet arsyeja se pse është kaq e vështirë të ndalosh së ngrëni patatina

Zbulohet arsyeja se pse është kaq e vështirë të ndalosh së ngrëni patatina

Karbohidratet dhe yndyrat në patatina rrisin tendencën për të ngrënë akoma edhe më shumë, por një studim i botuar në Frontiers in Psychology thotë se këtë gjë e ka vërtetuar edhe tek brejtësit.

Studimi thotë se kur brejtësit u njohën me katër lloje të ndryshme ushqimesh si yndyra, karbohidratet, dhe patatinat, shumë prej tyre zgjodhën ushqimin me yndyrë dhe karbohidrate, ndërsa disa të tjerë pas patatinave.

Sipas studimit ajo që i shtynte brejtësit për të zgjedhur patatinat ishte kripa.

Sipas Eric Rimm, një profesor i asociuar i epidemiologjisë dhe të ushqyerit, nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit, tha se nëse është kripa në qendër të vëmendjes atëhere shumë prej tyre priren të anashkalojnë sheqerin që qëndron i kamufluar si niseshte në patate, i cili absorbohet më shpejt se sheqeri aktual i një sasie të ngjashme

Ai gjithashtu tha për The Neë York Times Magazine se niseshteja në patate shkakton rritjen e niveleve të glukozës në gjak. Dhe po aq e shpejtë është rritja, po ashtu është edhe rënia e nivelit të glukozës, duke ju bërë të dëshironi disa patatina më shumë.

Sa më e fortë të jetë kërcitja e një patatine, aq më e madhe është dëshirueshmëria e tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj