Zbulohet artefakti i rrallë historik, prezantohet sot nga kryeministri Edi Rama

Në mbyllje të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe në prag të 575-vjetorit të shpalosjes së flamurit të qëndresës dhe mëvetësisë nga Heroi ynë Kombëtar në vitin 1443 në Krujë, kryeministri i vendit, Edi Rama, prezanton sot në Qendrën për Hapje edhe Dialog një artefakt të rrallë historik.

“Report Tv” siguron këtë artefakt, i cili vërteton jehonën edhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në të gjallë të tij.

Harta detare e realizuar në vitin 1455, ku edhe shkruhet emri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Bëhet fjalë për një hartë detare të realizuar në vitin 1455, nga hartografi gjenovez, Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V. Harta detare 1 e Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Romës, paraqitet si një portulan me finesë të madhe edhe me cilësi teknike të përkryer.

Në kartolinën që shoqëron hartën detare shkruhet, se: “Harta shquan nga prania e mjaft elementëve dekorative dhe e vendeve me interes të posaçëm, mes të tjerash ajo rrëfen bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysnin Osmane në Europë, e posaçërisht në Gadishullin e Ballkanit, ku në hapësirën e Arbërit bie në sy, toponimi i pazakontë “Scanderbeco””.

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu la ushtrinë turke në Hungari për të luftuar osmanët nga Kruja në 28 nëntor të vitit 1443. Ndërsa, 2018-ta është shpallur Viti Mbarëkombëtar i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 550-vjetorin e tij të ndarjes nga jeta.

Harta detare prezantohet në COD sot në orën 18.00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja