Zbulohet autori i daljes së
materialeve “Panama Papers”
Skandali i ashtuquajtur “Panama Papers”, i cili shkaktoi një valë të madhe reagimi mbi pasuritë e udhëheqësve botërorë, tashmë e ka një zë
Skandali i ashtuquajtur “Panama Papers”, i cili shkaktoi një valë të madhe reagimi mbi pasuritë e udhëheqësve botërorë, tashmë e ka një zë dhe është pikërisht burimi anonim që fshihet pas rrjedhjes së dokumenteve të pafundme, por që kërkon mbrojtje në këmbim të ndihmës ndaj autoriteteve për të kryer hetimet e nevojshme. Në një deklaratë prej rreth 1.800 fjalësh, “John Done”, pseudonimi i personit që nxorri sekretet, bën të ditur se nuk ka punuar kurrë për ndonjë agjenci spiunazhi apo për llogari të ndonjë qeverie. Ai e nis deklaratën duke cituar “barazinë e të ardhurave” si motiv për veprimin e bërë.
“Panama Papers”, apo “Letrat e Panamasë”, nxorrën në pah sesi disa persona tepër të pasur përdorin firma “offshore” për të shmangur pagesën e taksave dhe për të shmangur sanksionet. Letrat i përkisnin kompanisë ligjore “Mossack Fonseca”, por personi anonim mohon të ketë kryer ndonjë shkelje, dhe se ai është thjesht një viktimë e piratimit kompjuterik.
Letrat e publikuara u hetuan nga qindra gazetarë investigativë, të cilët punojnë në mënyrë sekrete nën të ashtuquajturin Konsorcium Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) prej muajsh. Dokumentet zbuluan pasuritë e fshehta të qindra politikanëve, zyrtarëve, udhëheqës aktual apo të dikurshëm, personalitete apo yje futbolli.
Në dokumente listohen më shumë sesa 200 mijë kompani mëmë, fondacione dhe truste, të ngritura të gjitha nëpër “parajsa fiskale” anembanë botës. Deklarata e “John Doe” erdhi vetëm pak përpara se Presidenti amerikan, Barack Obama, të jepte një deklaratë mbi ekonominë, në të cilën citoi se “Panama Papers” thekson edhe më shumë problemin e korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana në gusht
10 Gusht, 13:01
-
Dudaev i frikshëm në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike, mundësi i Shqipërisë siguron çerekfinalen
10 Gusht, 12:37
-
FOTOLAJM/ Nga e gjithë bota, çdo ditë në kalanë e Gjirokastrës
10 Gusht, 12:28
-
Ja si tentohet vjedhja e një 'Exchange' në Durrës nga 2 hajdutë profesionistë! Punonjësit e pikës parandaluan krimin
10 Gusht, 12:27
-
Shqipëria pranë historisë në Olimpiadë, mundësi Valiev fiton në rikualifikim! Sot ndeshja për medaljen e bronztë
10 Gusht, 12:22
-
Kurorëzuan dashurinë me martesë, Mërgimi Berisha dhe Edona prindër për herë të parë? (Foto)
10 Gusht, 12:20
-
Tentoi të grabiste turistin italian me thikë në plazhin e Durrësit, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza. Ishte rezident në Itali (Emri)
10 Gusht, 12:15
-
Krushku sulmon me breshëri automatiku banesën e vjehrrit të djalit, Policia e Divjakës e arreston! Detajet e para të krimit
10 Gusht, 12:03
-
Fitonte 10 mijë euro për koncert, Luiz Ejlli rrëzohet nga froni! Divorci pasuron Xhensila Myrtezajn, zbulohen tarifat e VIP-ave për verën dhe kush kryeson listën e më të paguarve
10 Gusht, 11:39
-
Detaje nga aksioni 'blic' në Vlorë, Njësia FAST 'blindoi' 4 orë hotelin tek 'Uji i Ftohtë' ku dyshohet se fshiheshin 2 të skeduarit nga SPAK! Asnjë i ndaluar (VIDEO)
10 Gusht, 11:25
-
Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel
10 Gusht, 11:02
-
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtisnin 'Vritini të gjithë!'
10 Gusht, 11:00