Zbulohet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Itali, u gjet në lumin e tharë nga moti i nxehtë

Zbulohet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Itali, u gjet në lumin e tharë nga moti i nxehtë

Bombë e Luftës së Dytë Botërore e gjetu në lumin Po në Itali

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian është zbuluar pasi lumi u tha prej temperaturave të larta.

Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po.

Sipërfaqe rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit.

Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.

"Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po," tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik.

Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.

Shpërthimi i kontrolluar i bombës së gjetur në lumin Po

Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh nga Alpet jugperëndimore dhe derdhet në detin Adriatik.

Zyrtarët italianë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar për zonat përreth Po, lum që ujit rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

Rryma e lumit është dobësuar aq shumë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së reshjeve në muajt e fundit, sa fermerët në Luginën e Po-së thonë se uji i kripur i detit = po depërton në lumë, duke shkatërruar të korrat.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja