Megan Edwards dhe është 22 vjeçe dhe jeton në Dartford në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo stërvitet në një klub atletike si dhe punon me kohë të pjesshme si modele.

Në një nga sfilatat e saj të fundit, modelja është njohur me ateletin Usain Bolt. Që prej asaj kohe burri më i shpejtë në botë është dashuruar me të.

Ky takim midis tyre i takon muajit qershor përpara se të zhvilloheshin lojërat Olimpike, ku të dy kanë marrë pjesë në prezantimin e uniformave të firmës Puma për Xhamajkën.

Sipas “The Sun” cifti është fotografuar në shumë raste si dhe lidhjen e tyre e konfirmojnë miqtë e vajzës.

(xh.k/shqiptarja.com)