Zbulohet e moshuara që
i mori tokën Bamir Topit

Zbulohet e moshuara që<br />i mori tokën Bamir Topit
TIRANE- Një 92 vjeçare është vënë në hetim nga njësia hetimore Task-Forcë, pasi rezulton se ka kryer falcifikimin e çertifikatës së lindjes, me qëllim futjen si trashëgimtare në pronat e farefist të Presidentit të Republikës Bamir Topi. Si rezultat i kësaj, përfaqësues të familjes së 92 vjeçares, në vitin 2004, kanë përfituar një sipërfaqe toke prej 9100 m2 nga 10 302 m2 që ndodhet brenda vijave kufizuese të fshatit Linxë komuna Dajt. E moshuara Hanke Topi, pretendon se është bashkëshortja e shtetasit të vdekur Ali Topi, katërgjysh i Bamir Topit. Momentalisht ajo është e dyshuara kryesore e prokurorisë për akuzën e "Falsifikimit të dokumentave" dhe "Përdorimit të dokumentave false". Hetimet që kanë nisur dy muaj më parë nga ana e prokurorisë së Tiranës, kanë treguar se nëpërmjet falsifikimit të çertifikatës e dyshuara Hanke Topi në 22 gusht 1997 në Gjykatën e Tiranës ka nxjerë aktin e trashëgimisë me nr.5516. Për nxjerjen e këtij akti trashëgimie, në gjykata kërkuesja ka paraqitur një çertifikatë vdekje të shtetasit Ali Topi. Sipas këtij dokumenti shtetasi Ali Topi ka vdekur në 15 janar 1915. Mirëpo ajo që është zbuluar nga veprimet hetimore rezulton se shtetësja e dyshuar Hanke Topi në çertifikatë mban ditëlindjen 15 gusht të vitit 1850, çka tregon se ajo momentalisht duhet të ishte 161 vjeçe. Kjo shifër rëzohet pasi sipas hetuesve të prokurorisë së Tiranës, nga hetimi është zbuluar një çertifika tjetër e të moshuarës, e cila rezulton se është lindur në vitin 1920, gjë e cila vërteton dhe moshën 92 vjeçare të të moshuarës. Mësohet se kallëzimi në prokurori rreth këtij rasti është bërë dy muaj më parë nga përfaqësuesit e fisit të presidentit Bamir Topi, i cili rezolton se është trashëgimtar direkt i sipërfaqes prej 10 302 metra katrore që ndodhet në fshatin Linxë të Dajtit.
Konflikti mes familjeve "Topi"
Sipas vendimit të KKK të këshillit të qarkut Tiranë të viti 1997, është njohur pronësia trashegimtarëve të ish-pronarit Ali Ag Topi mbi një truall me sipërfaqe 10 302 metra katror, i cili ndodhet brenda vijave kufizuese të fshatit Linxë Komuna Dajt e Rrethit Tiranë. Më pas po me vendim të KKK-Tiranë të vitit 2004, trashë- gimtarëve të ish-pronarëve Ali Ag Topi i është kthyer një truall me siperfaqe 9100 m2 ndodhur ne fshatin Linxë të Komunës Dajt të Rrethit Tiranë. Mirëpo nga ana tjetër mbi sipërfaqen e mësipërme të truallit kanë shfaqur pretendime pronësie trashëgimtarët ligjore të shtetasit Dalip Topi dhe konkretisht shtetasi Fatmir Topi (kushëriri i presidentit Bamir Topi), i cili së bashku me bashkëpronarë të tjerë mes të cilëve dhe Bamir Topi trashëgojnë një sipërfaqe toke prej 204.000 metra katrorë të ndodhur në fshatin Linxë-Qesarak Tiranë. Në këtë pronë përfshihet dhe reparti ushtarak me sipërfaqe prej 28.500 metra katror. Nga të dhënat e mësuar nga organi i akuzës, rezulton se gjatë deklarimeve të tija, shtetasi Fatmir Topi ka pretenduar se një pjesë e pasurisë së mësipërme me sipërfaqe 10.300 metra katror është marrë në mënyrë të padrejtë nga shtetasi Ismail Topi dhe Hanke Topi, me të cilin nuk kanë asnjë lloj lidhje farefisnore. Kjo e fundit në vitin 1997 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vërtetimin e faktit juridik të kësaj sipërfaqeje. Gjykata me vendimin e 20 qershorit 1997 ka vendosur të njihen si pronar Ali Ag Topi, gjyshi i Ismail Topit.
Shtetasi Fatmir Topi ka pretenduar se shtetasi Ismail Topi ka paraqitur në Gjykatë dokumenta të fallsifikuara lidhur me gjëndjen e trungut familjar, si dhe me dokumentat e pronësisë. Pretendimet e ngritura nga shtetasi Fatmir Topi janë aktualisht objekt hetimi nga ana e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbi bazën e të dhënave dhe pretendimeve të ngritura në kallëzim prokuroria ka administruar në Agjënsinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë dokumentacionin i cili ka shërbyer për njohjen dhe kthimin e pronës së pretenduar.
Verifikimi i dosjes
Mësohet se nga hetimi i kryer nga ana e prokurorisë dhe sekuestrimi i dosjes në AKKP-ë ka rezultuar se kërkesa e ish- trashëgimtarave të ish- pronarit Ali Ag Topi, midis të tjerave është mbështetur në Dëshminë e Trashëgimisë Nr.5516 Akti, datë 22.08.1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesë të shtetases Hanke Topi. Në Gjykatë kërkuesja Hanke Topi ka paraqitur një çertifikate vdekje të shtetasit Ali Topi, i biri i Rexhepit dhe Meleqes,(rregjistri themeltar i fshatit Varosh Nr.1/32), e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Prefekturës Tiranë. Sipas këtij dokumenti, shtetasi Ali Topi ka vdekur në datën 15 janar 1915 dhe shtetasja Hanke Topi është bashkëshortja e shtetasit Ali Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi