GJIROKASTER- Skandal me prodhimin e bombulave të gazit në Gjirokastër. Policia njoftoi sot se ka sekuestruar dhe ka arrestuar shoferin dhe juristin e një linje prodhimi në Vrisera të Gjirokastrës e cila edhe pse ishte licensuar për prodhim gozhdësh, hidhte në treg bombola gazi false duke vënë në rrezik jetën e qindra konsumatorëve që i blenin ato.
Skandali nuk përfundon këtu, drejtues i firmës që prodhonte këto bombola të quajtur “Ella 2012”, është Marko Shugro njëherazi edhe punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar shoferin e firmës Spiro Memisha si dhe përfaqësuesin ligjor të saj Ervin Kuti.
Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër prej disa javësh kishin marrë informacion në rrugë operative se në një punishte në afërsi të fshatit Vrisera të rrethit Gjirokastër që ishte e liçensur për prodhim të gozhdëve , mund të prodhoheshin dhe mbusheshin bombula gazi duke falsifikuar etiketën dhe mbishkrimet e tjera , me qëllim konkurence në treg duke i shkaktuar dëm Firmës Elka.
Mbi bazën e këtyre informacioneve Policia organizoi operacionin e koduar “Bombula” i cili ka vijuar dje për tre orë. Operacioni nisi fillimisht në aksin rrugor Gjirokastër -Vrisera dhe ka përfunduar në ambjentet e firmës Ella 2012 .
Policia dje në mbremje ka bërë bllokimin në rrugë të një automjeti tip Merceds Benx furgon me traga AA 042 AE, që drejtohej nga shtetasi Spiro Memisha , shoferi i firmës Ella 2012, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 1920 bombulla të Markës Oil Gaz si dhe 2880 bombulla të markës Ella.
Operacioni ka vijuar në ambjentet e firmës Ella 2012 , ku nga kqyrja e ambjenete të brendëshme të firmës Ella ku u gjetën makineritë si dhe mbi 9000 bombula falso dhe ambalazh për paketimin e tyre.
Në banesën e tatimorit, pronarit të firmës, policia gjeti një armë zjarri.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com