MAQEDONI E VERIUT- Një fabrikë e licencuar për kanabis mjekësor, sipas policisë së Shkupit dyshohet se ka pasur në të drogë të paligjshme. Fabrika e ndodhur në fshatin Orovnik të komunës Debërcë nga vëzhgimi me video në të gjithë objektin, u konstatua se nuk ishte në gjendje prodhimi, pasi sipas deklarimeve nga kompania, po rinovonte hapësirën.

Mediat maqedonase, raportojnë se gjatë kontrollit të policisë gjetën në ambientet e fabrikës, një person që rezultonte ligjërisht i papunë dhe 5 shtetas shqiptarë, të punësuar në subjektin juridik, por pa dokumente.

Në ambientet e jashtme të saj u gjetën 2388 bimë kanabisi në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj për kultivimin për arsye medicianale.  Po ashtu autoritetet thonë se zbuluan brenda ambienteve të fabrikës edhe 1066 fidanë dhe qindra kilogramë bimë kanabisi.

Edhe pse subjekti nuk e ka ta parashikuar në licencë për të prodhuar vaj kanabisi, policia gjeti disa enë që përdoren për prodhimin e vajit të kanabisit.

Më herët mediat maqedonase raportuan se mes të arrestuarve ishte edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, por në një reagim për Report Tv ky i fundit mohon që të jetë e vërtetë, duke saktësuar se dhëndri i tij ndodhet me pushime në Turqi.

“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Lajmi për arrestimin e dhëndrit të tij si pronar i fabrikës së drogës, kreu i bashkisë Pogradec: Nuk është i vërtetë

1657794802_1200630ilirxbangoli.jpg

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhagolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dhëndrit të tij, si pronar i një laboratori të drogës, nuk është i vërtetë.

“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.