Një fole prostitucioni është zbuluar në Tiranë, e cila ka çuar në arrestimin e dy kazakistanezeve dhe hetimin e një 33-vjeçari.
Dy vajzat, me iniciale K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, ushtronin prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Çamëria”.
Policia ka sekuestruar edhe një shumë parash dhe dy celularë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente









