Zbulohet hajduti i banesave në Golem, vetëm në korrik vodhi 3 shtëpi! U kap në çastin kur po vidhte të katërtën

Zbulohet hajduti i banesave në Golem, vetëm në korrik vodhi 3 shtëpi! U kap në çastin kur po vidhte të katërtën

Materialet e sekuestruara 40 vjeçarit

 Një 40 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i  3 vjedhjeve në banesë të kryera gjatë muajit korrik.

Herën e fundit u kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një tjetër banese në Golem, me qëllim vjedhjen e saj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çasti” u vu në pranga shtetasi G. E., 40 vjeç, banues në Kavajë.

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. E.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës