ELBASAN - Një 30-vjeçar nga Durrësi u arrestua nga policia në Elbasan, pasi akuzohet se vidhte makina luksoze në këtë qytet dhe i çonte në Durrës. I riu me inicialet A.P u vu në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, ndërsa iu bllokua edhe makina “Benz ML”, prodhim i fundit, me të cilën tentoi të largohej pasi e kishte vjedhur në Elbasan.
30-vjeçari rezulton të jetë sipas policisë, edhe autor i vjedhjes së një tjetër makinë në qytetin e Elbasanit në ditët e para të këtij viti.
Policia mori njoftim se makina “Benz ML” ishte vjedhur tek Ura e Shkumbinit, dhe më pas organizoi patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore duke u vënë në kërkim të makinës. Automjeti u konstatua që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit.
Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e automjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.
30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i tij.
Policia thotë se automjeti Benz ML u vodh në orët e mbrëmjes në lagjen “Shënkoll”, dhe është në pronësi të një personi me inicialet E. Ç.
Gjithashtu, dyshohet se 30-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të një tjetër qytetari me inicialet A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.
Policia e Elbasanit njofton se "vijojnë veprimet në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Tiranës, pasi 30-vjeçari dyshohet se ka vjedhur edhe disa automjete të tjera.
Materialet procedurale, policia e Elbasanit, ia referojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".
Nuk ja qi njeri familjen E Kalamaj car ka ne shpi Po hapjani fytyren ta shofim i her ca lloj monstre esht.
PërgjigjuHajdutit nuk i fshihet fytyra dhe pa emer nuk eshte te denohet sipas ligjit
PërgjigjuFLAKNI CELSIN O PRISNI DYARTE GJEJA ME URYER ESHTE HAJDUTI ,,,,,,,,
PërgjigjuNxirrjani fytyren dhe emrin pleres. Ca ka per tja fshehur? Hadjut i ndyre
Përgjigju