Quhet Casper Smart dhe është i dashuri i ri Jennifer Lopez, Po, po, i dashuri i artistes që këtë verë la me gojë hapur gojë gjithë skeptikët, që kishin besuar se JLo ishte tradicionale. Vetëm 4 muaj nga ndarja me ish-burrin e saj Mark Anthony, JLo u kap nga paparacët krah balerinit kalifornian Casper Smart, i cili ka qenë protagonist në filmat “Honey 2″ dhe “Step up 3d”, balerin i shumë artistëve të mëdhenj mes të cilëve Michael Jackson. Casper është kercimtari i Club Boulevard në Los Angeles dhe sipas Us weekly ai ka shumë sukses me femrat sepse leviz ngado pa mbajtur bluzë. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që JLo e ka humbur toruan pas balerinit...!