Zbulohet Idrizi, numri i votave më
pak se procesverbalet/Video+Fotot

Zbulohet Idrizi, numri i votave më<br />pak se procesverbalet/Video+Fotot
Kryetri PDIU, Shpëtim Idrizi, prej ditësh pretendon se gjatë procesit të numërimit të votave në Tiranë, atij i janë vjedhur votat.

Kjo sipas Idrizit i ka pamundësuar atij marrjen e një mandati në Tiranë, gjë që nënkupton mosdaljen e tij deputet.

Por si është e vërteta e pretendimeve të tij?

Nga një video, e siguruar nga Lexo.al, dëshmohet krejt e kundërta e pretendimit të kreut të PDIU.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, por dhe nga fotot e fletëve të votave për PDIU, në një qendër Votimi, Idrizi ka marrë realisht 11 vota, mirëpo në procesverbal janë shënuar 20 vota për PDIU.

Vota për PDIU janë 11, të pavflefshme 9.

Pra, thënë ndryshe, Idrizit në rastin konkret jo vetëm që nuk i janë vjedhur votat, por përkundrazi ka qenë ai dhe partia e tij që kanë marrë vota që s’janë të saj.

Idrizi pretendon mandat në Tiranë, por faktet thonë se PDIU ka marrë më pak vota se në procesverbale. Ky është autogoli i Idrizit./ Lexo.al

[gallery]23028[/gallery]

faktet pdiu

faktet pdiu

faktet pdiu

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli