Zbulohet 'ishulli i marijuanës' në Itali, arrestohen dy kujdestarët shqiptarë (EMRAT+VIDEO)

Itali- Karabinierët e Torino-s kanë arrestuar dy shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

Përgjatë brigjeve të lumit Po, ushtarët zbuluan një plantacion marijuane dhe arrestuan dy shqiptarët, të identifikuar si Artur Kurti, 28 vjeç dhe Massimo Vlashi, 28 vjeç.

Vazot me kanabis te plantacioni

Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar në një ishull dhe bimët arrinin lartësinë prej dy metrash. Gjatë aksionit, ushtria konfiskoi 391 bimë marijuane, 4 kg bimë marijuane në proces tharje dhe 3 kg marijuanë tashmë të thata dhe të gatshme për shitje.

Hetimet vazhdojnë të identifikojnë të gjithë grupin e përfshirë në prodhimin e drogës pasi dyshohet se shqiptarët ishin thjesht rojet e parcelave.

Kanabisi i zbuluar në Itali

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)