Zbulohet kontrata e re
për “Rrugën e Kombit”

Zbulohet kontrata e re<br />për “Rrugën e Kombit”
Ditën e hënë do të publikohen para kushtet për garën mbi marrëveshjen konçensionare për rrugën nacionale Milot- Morinë, njëkohësisht më buletinin e prokurimeve publike, në gazetën "International Herald Tribune" dhe në dy gazeta shqiptare të përditshme.

Qeveria, nëpërmjet ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, njofton se do të japë me konçension me afat të gjatë rehabilitimin,
mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot- Morinë, e cila lidh qytetet e Durrësit dhe Tiranës me Republikën e Kosovës.

Por, nga ana tjetër, konçesionari do të jetë pergjegjës jo vetëm për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë e operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, por edhe ndërtimin e dy korsive të tjera në segmentin e parë të autostradës, atë nga Fushë Miloti deri në Rrëshen, që ka mbetur pa u mbaruar, si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë. Pra, marrëveshja do të përfshijë edhe ndërtim, krahas mirëmbajtjes.

Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me dy faza, parakualifikimi dhe kualifikimi. Aplikimi i parakualifikimit duhet të dorëzohet në ministri jo më vonë se ora 15:00 e datës 15 shkurt 2012, ndërkohë që më 24 shkurt të vitit të ardhshëm do të njoftohet se kush kalon në fazën e fundit.

DETYRAT
Konçensionari, sipas dokumentit të ministrisë, duhet të jetë i gatshëm të kryejë deturat e mëposhtme: të sigurojëmbarëvajtjen dhe të mirëmbajë gjithë autostradën, duke përfshirë këtu tunelin e Thirrës. Po kështu, duhet të ndërtojë dhe të vejë në funksionim një sistem pagese, për të mbledhur të ardhura nga automjetet. Nga ana tjetër, kompania duhet të ndërtojë të gjithë sistemin e "gardhit" metalik gjatë gjithë autostradës, sistemin e ndriçimit në të gjitha mbikalimet, përmirësimin e tri lidhjeve në segmentin e rrugës nga Kukësi në kufi, ndërtimin nga e para të mbikalimit në Kalimash, dublimin e gjithë segmentit të rrugës nga Miloti deri në Rrëshen dhe ndërtimin e një ure apo një tuneli në Kukës, sipas zgjidhjes që do t'i japë ministria.

KOSTOJA
Kompanisë konçensionare do t'i kërkohet, në këtë mënyrë, të kryejë investime në masën nga 80 deri në 100 milionë euro për të kryer punimet, për të cilat është folur sa më sipër, gjatë kohëzgjatjes së konçensionit.

PËRZGJEDHJA
Kompanitë mund të paraqiten në garë veç e veç, ose në formën e konsorciumit. Në rastin e parë, ato duhet të dëshmojnë se kanë përvojë në fushën konkrete të marrjes së rrugëve me konçension, por edhe në atë të ndërtimeve infrastrukturore, duke sjellë prova se tre vitet e fundit kanë patur një xhiro jo më të vogël se nga 50 milionë euro. Në rastin e konsorciumit, secila nga firmat pjesëmarrëse në të duhet të ketë zhvilluar aktivitet biznesi, me një xhiro vjetore prej të paktën 30 milionë euro në vit, gjithnjë të paktën tri vitet e fundit kalendarike.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim