Zbulohet “elementi i munguar” në
bërthamën e planetit tonë

Zbulohet “elementi i munguar” në<br />bërthamën e planetit tonë
Shkencëtarët në Japoni besojnë se kanë zbuluar se cili është “elementi i munguar”, i cili zë një pjesë të madhe në bërthamën e planetit tonë.

Prej shumë dekadash shkencëtarët kanë kërkuar për këtë element, pasi besonin se ai zë një vend të madh në bërthamën e Tokës pas Hekurit dhe Nikelit.
 
Pas stimulimit të temperaturave të larta dhe presionit të madh që gjendet në bërthamën e planetit tonë, shkencëtarët besojnë se kandidati më i mundshëm për të zënë vendin si elementi i tretë më i madh që gjendet në bërthamën e planetit është silikoni.
 
Sipas shkencëtarëve japonez, ky zbulim mund të çojë në një zbulim të ri për mënyrën se si është krijuar Toka, pasi silici zë 5% të përbërjes së bërthamës së planetit tonë, një masë e konsiderueshme për të sjellë ndryshime në procesin e formimit të një planeti dhe mund të jetë  i shkrirë në lidhjet e hekurit dhe nikelit.
 
Ndërkohë duke parë vështirësinë e madhe që paraqet një vëzhgim i drejtpërdrejti i bërthamës së tokës, pasi fillimisht bërthama e tokës është 1,200 km larg sipërfaqes së planetit, shkencëtarët shprehen se studimet e mëtejshme do të kryhen nëpërmjet studimit të valëve sizmike.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë