Është zbuluar një nga veturat e rralla të prodhuara në Çekosllovaki, gjatë vitit 1989, që shfrytëzohej prej agjentëve të fshehtë të Luftës së Ftohtë.
Bëhet fjalë për makinën “Tatra 613” e cila kishte konstrukt të fortë dhe ishte e qëndrueshme.
Pas rënies së komunizmit, shumica nga këto modele janë braktisur apo janë ndryshuar.
Makina në fjalë i ka të gjitha pjesët origjinale, përfshirë motorin me 3.5-litra që prodhonte 200 kuajfuqi. Madje, ky model ka edhe freskues ajri, si dhe antenën në tavan që ishte një luks i veçantë i asaj kohe.
Për të pasur këtë veturë që shfrytëzohej nga agjentët e KGB-së dikur, kur veturat nuk ishin të shtrenjta si sot duhej paguar rreth shtatëmijë euro.
Në epokën komuniste, ky model luksoz është përdorur kryesisht nga zyrtarë të lartë qeveritarë të vendeve të Evropës Lindore.
Kjo kopje e Tatra 613 këto ditë janë të ofruara në faqen e internetit eBay, dhe shitësi pretendon se është makinë që është përdorur nga shërbimi sovjetik të sigurisë KGB.
Automjeti është bërë me dorë në vitin 1989 në ish-Çekosllovaki, në prag të rënies së Murit të Berlinit.
Në makinë kanë bërë ndryshime të caktuara për nevojat e KGB-së, kryesisht në lidhje me sinjalizimet akustike dhe mjetet e komunikimit.
Edhe pse të moshës 28 vjet, kjo Tatra ka tejkaluar vetëm 25.000 kilometra, dhe çmimi aktual ankand në eBay është $ 15,000.
[gallery]21663[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO