Shkencëtarët kanë zbuluar një mister rreth një prej udhëtimeve më të pabesueshme të natyrës. Çdo vit, ngjalat largohen nga lumenjtë evropianë drejt detit Sargasso në Atlantikun e Veriut për t'u shumuar për një herë të vetme, pastaj ngordhin. Edhe pse ky destinacion final dyshohej prej kohësh, deri më tani nuk ka pasur prova të drejtpërdrejta.
Udhëtimi i ngjalave është zbuluar përmes gjurmimit të tyre. Studiuesit thonë se ky informacion do t’i ndihmojë të në ruajtjen ngjalave, specieve më të rrezikuara në mënyrë kritike.
"Kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të gjurmojmë ngjalat në detin Sargasso dhe jemi të kënaqur që kemi provat e para të drejtpërdrejta të ngjalave të rritura evropiane që arrijnë zonën e tyre të vezëve," tha Ros Wright i Agjencisë së Mjedisit, i cili drejtoi kërkimin. Udhëtimi i tyre do të zbulojë informacione rreth migrimit të ngjalave që nuk janë bërë me dije kurrë më parë."
Rrugët e migrimit të ngjalave në detin Sargasso
Ngjala evropiane përballet me shumë rreziqe gjatë ciklit të saj jetësor, duke përfshirë ndryshimet në rrymat e oqeanit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, ndotja, gjuetia pa leje dhe pengesat në rrugët ujore si digat. Specialisti i ngjalave në Agjencinë e Mjedisit, Dan Hayter, ka monitoruar ngjalat në lumin Blackwater në Essex për 20 vjet dhe ka parë një rënie drastike të numrit të ngjalave që prej asaj kohe.
“Ne kapim ngjala këtu çdo vit," shpjegoi ai. "Krahasuar me numrat historikë, ata janë shumë të ulët tani dhe ka pasur një rënie prej 95% që nga vitet 1980."
Deri më tani, ka qenë shumë e vështirë të studiohet migrimi i ngjalave europiane përtej oqeanit. Studimet e mëparshme kanë gjurmuar ngjalat e rritura deri në Azores, por asnjëherë më parë nuk ishte bërë i mundur gjurmimi i tyre deri në detin Sargasso. Ndonëse studiuesit shprehshin se deti Sargasso ishte destinacioni final, kjo ende nuk ishte provuar. Studiuesit tani kanë etiketuar ngjalat e rritura në Azores, duke treguar se ato mund të notojnë deri në detin Sargasso.
“Ne e dinim se ata mund të arrinin deri në Azores, por ajo e fundit ishte një vend i pazbuluar”, tha Ros Wright.
Zbulimi i rrugës që ndjekin këto dhe vendi i shumimit të tyre është kritike për të kuptuar arsyet e uljes së numrit të tyre dhe për të informuar masat që duhen marrë për ruajtjen e tyre.