Zbulohet misteri i zhdukjes së
bebes në maternitet 18 vite më parë

Zbulohet misteri i zhdukjes së<br />bebes në maternitet 18 vite më parë
SHBA-E pabesueshme, por kjo histori është e vërtetë.

Ndodh që një moment të jetës të mbrosh personin i cili të ka rrëmbyer jetën dhe identitetin tënd.

Pas 18 vitesh mister zbulohet se cfarë ndodhi me zhdukjen e vajzës nga materniteti një cështje shndërruar në hetim kombëtar.

Kjo histori është e vërtetë dhe ka ndodhur në Florida,  vajza e rrëmbyer në maternitet 18 vite më parë ka mbrojtur gruan e cila e rrëmbeu nga maternitetit duke u shndërruar në nënën e saj.

Gruaja e veshur si inferimeri e mori vogëlushen e sapolindur nga familja e saj dhe jeton me të në Karolinën e Jugut.Alexis Manigo  u gjet nga familja e vërtetë 18 vite më vonë , në fakt ky është emri që i kish vënë nëna rrëmbyese pasi emri i saj i vërtetë është Kamiyah Mobley.

Nëna 51 vjecare  e cila e mroi nga maternitetit tashmë akuzohet për rrëmbim personi.

Por mesa duket dashuria mes tyre është shumë e fortë pasi 18 vjecarja e ka mbrojtur nënën e cila e ka rritur duke e larguar nga familja e saj e vërtetë.

[gallery]20573[/gallery]
“Nëna ime nuk është kriminele, ajo më rriti dhe më ka dhënë të gjitha çfarë kam patur nevojë”, shkroi e reja në rrjetin social Facebook.

 Kujtojmë  se misteri i zhdukjes së vajzës nga materniteti në Florida  u shndërrua në një cështje kombëtare.

Në vitin 1998 Williams kish pësuar një krizë në martesë dhe pas një jave vendosi të rrëmbejë foshnjën.  

E në fakt prindërit e saj biologjik u gëzuan pa masë kur mësuan nga dedektivi se vajza ishte gjallë dhe ishte gjetur.

Williams nëna rrëmbyese e cila ka dy fëmijë të saj do të dërgohet sërish në Florida ku do të gjykohet.

Lajmi se 18 vjecarja nuk ishte vajza e saj tronditi shumë prej fqinjëve  të cilët besonin se ajo ishte vajza e Williams. Ndërsa familjarët biologjikë shprehen se nuk duan ta humbasin sërish vajzën e tyre.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif