Në Izrael është zbuluar një mozaik 1.500-vjeçar që flet për Jezusin, por punimet filluan këtë verë.
Një ekip nga Universiteti i Haifa gjeti "Kishën e Djegur " në vitin 2005.
Një zjarr shkatërroi kishën e shekullit të pestë para Krishtit por dyshemeja e shtruar me mozaik është ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme përgjatë shekujve nga një shtresë hiri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas Israel21, mozaiku është vendosur në zemër të Tokës së Shenjtë, Hippos pranë Detit të Galilesë, njohur edhe si Kinneret ku dikur ishte vendi i një qytetërimi greko-romak.
Mozaiku tregon njërën nga mrekullitë e përmendura në Testamentin e Ri, ku Jezusi përdori vetëm pesë bukë dhe dy peshq për të ushqyer 5,000 njerëz të mbledhur në brigjet e ujit.