Amerika ekspozon statujën 2500-vjeçare që u gjend në Babunjë të Lushnjës! E quajnë greke, flet arkeologu: Zbulimi ynë i madh për kolonizimin e bregdetit të Adriatikut!

Kjo statujë 2500-vjeçare prej bronzi që do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeumin ‘Getty Villa’ në Los Angeles deri në 29 janar , është zbuluar në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës… Për vlerat që mbart, Instituti ‘Getty’, një nga më të rëndësishmit në Amerikë, që bëri të mundur restaurimin e saj, por edhe disa nga revistat më me peshë të artit, i kanë dhënë zë…

“Arkeologët që e shqyrtuan këtë statujë ishin të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm. Instituti Shqiptar i Arkeologjisë kërkoi ndihmën e ‘Getty-t’, duke ia besuar ‘Kalorësin, ende të mbuluar me dhe’ laboratorit të Muzeut, ku konservuesit e studiuesit kaluan muaj të tërë duke pastruar bronzin dhe duke hetuar origjinën e tij’

Për tu thelluar mbi të dhënat e artikullit të mësipërm të ‘Getty-t’ për ‘Kalorësin dhe kalin nga Shqipëria’,  Report tv kontaktoi arkeologun që drejtoi gërmimet, studiuesin Bashkim Lahi. Ai shpjegoi se artefakti është zbuluar në kuadër të një projekti që Instituti i Arkeologjisë ka ndërmarrë në bashkëpunim me Universitetin Humbold të Berlinit, Universiteti Ëuerzburg në Gjermani, prej 2018-ës.

“Është një gjetje e rrallë e punuar me bronz dhe daton nga fundi i shekullit.VI dhe fillimi i shekullit.V para Krishtit. Këto lloj punimesh njihen kryesisht që nga shekulli i VIII para Krishtit por të realizuara mbi qeramikën e pikturuar, ndërsa në bronz siç është rasti ynë, është diçka shumë e rrallë”, shpjegon ai.

Në faqen zyrtare të ‘Getty-t’, por edhe nga kuratorët e ekspozitës, ndërsa përshkruhet artefakti, theksohet se është gjendur në një vendbanim të lashtë grek dhe se është një statujë arkaike greke e shek.V. Arkeologu Lahi, sqaron se vetë gërmimi është pjesë e një projekti të madh që konsiston në thellimin e të dhënave mbi procesin e ‘Kolonizimit në Ilirinë e Jugut’ ku në focus ka qenë rasti i Apolonisë. Madje nëë bazë të rezultateve, studiuesit mendojnë se mund të bëhet fjalë për një qytet bij të Apolonisë.

“Mendohet  se jeta aty ka filluar nga fundi i shekullit VI dhe fillimi i shekullit V dhe vijoi deri në fundin e shekullit IV, fillimi i shekullit III. Është një vendbanim, banorët e të cilit duket se nga fundi i shekullit të VI janë shkëputur nga Apollonia dhe janë vendosur në këtë zonë. Kjo është një e dhënë më tepër nga rezultatet e gërmimeve që i hapin dritë më tej Procesit të Kolonizimit në Bregdetin e Adriatikut. Deri tani është menduar se në territorin shqiptar ky proces ka qenë afatshkurtër. Mendohej se kishte filluar diku nga fundi i shekullit VII dhe ka zgjatur deri në fillim të shekullit të VI. Si vende përfaqësuese kemi njohur Dyrrahun dhe Apoloninë, por tani po del edhe Babunja, që është një qytet bij dhe daton afro një shekull më vonë se Apolonia. Çka tregon se procesi i kolonizimit ka qenë në vazhdimësi dhe jo një proces i kufizuar kohe”, thotë ai.

Gërmimet në Babunjë, një vendbanim prej 6 hektarësh i mbrojtur me një sistem të fuqishëm fortifikues të ndërtuar me gurë lokal shtupi, vijuan edhe në vitin 2021 me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale. Aktualisht mungesa e fondeve e mban procesin ‘të ngrirë’.

“Gërmimet në Babunjë për momentin janë të ndërprera, për çështje financimesh, por si projekt ai vazhdon. Natyrisht ka mjaft përmbajte dhe nëse do të kishim mundësi financiare dhe interesin e institucioneve, ne mund ta kthenim atë në një Park Arkeologjik dhe me përfitime materiale për zonën dhe kulturën”, tregon më tej studiuesi.

Në përfundim të ekspozitës, statuja e ‘Kalorësit nga Babunja’ siç e kanë quajtur arkeologët tanë do t’i kthehet vendit. -“Duhet të marrim një vendim se ku do të ekspozohet. Personalisht, do të propozoja Muzeun Kombëtar për vlerat që ka. Por për çdo institucion që do ta marrë përsipër ekspozimin është përgjegjësi e madhe sepse kërkon kushte të veçanta ruajtje”, shton Lahi.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/08/2023 03:44

    Nese e keni problem te quhet /grek/,mund te zgjidhet duke i kerkuar /GETTY/-it te ndryshoje info.e dhene,ne te fundit,ata bejne publike cfaredo info.qe u japim ne apo jo,sepse vete jane vetem ne rolin e restauratorit?!.Por problemin me te madh e shoh me /mungesen e fondeve/ per vazhdimin e germimeve etj.Ndersa shteti jone nuk ka fonde per germime,por ka mjaftueshem per rroga deputetesh,zyrtaresh e satelitesh,kusaret e thesareve i kane /fondet/ gati per te bere germime te paligjshme e sidomos tani qe arkeologet tane trumpetuan kete gjetje te rralle e interesante!

    Përgjigju
  • Erjoni: 03/08/2023 19:34

    Ska faj ajo qe e ka cilesuar si greke. Problemi qendron tek literatura qe ajo ka mesuar mbi menyren se si te cilesoje artefaktet. Shani literaturen, zonja ne fjale ska asnje faj.

    Përgjigju
  • Anatomia: 03/08/2023 19:16

    Nga statura e trupit po te shohesh anatomine duket me shume si shqiptar (ilir) sesa si grek , pasi nese do te perdornim AI(artificial intelligence ) do te dilte nga ana anatomike me shume me shqiptar (Albani ) apo ilir , pse , nese do ishte “grek” do ishte deri 160-168 cm apo 170 cm , nga statura del qe personi ne kale eshte shqiptar 178-189cm pra relativisht i gjate por jo shume i gjate , pra statura eshte shqiptar ilir gjatesi 175-189cm sic del me nje llogaritje anatomike (lexoni anatomine Da Vinci code per te bere teorine shkencore sa eshte madhesia)!

    Përgjigju
    • urbi et orbi: 03/08/2023 23:21

      80% e tepelensve jane mirditor me origjine shume te vjeter , mbaje mend fjalen time , kemi epir por edhe epir nova (epir i ri) …pse ali pasha mbante mirditoret si njerez vetet besnik si gardiane? Gjithsesi shqiptaret e sotem nga ana gjenetike jane 99% ngjashem por perpara dy mije vitesh grekt e sotem kishin tokat e otomaneve dhe shqiptaret e sotem kishin tokat deri peloponez (qe i mori greku si shtet i ribere shek 1) pastaj cna mbeti e morem neve ne shek XX , me afer jemi gjenetikisht shqiptar me grekt sot sesa me vendet tjera problemi eshte se e keqja shqiptarit eshte vet shqiptari pra edhe greku si kusherinj antik me shqiptar albanet iliret e vjeter do zihen per toka sic zihen sot kusherinjte per nje are apo per nje gardh , pra gjithe europianet kane pas nje gjysh perbashket dikur por Albani apo Albanoi (pjelle e bardhe) si rrace e bardhe jane quajt shqiptaret nga latinet gati dy mije vite me perpara , qender ne Dyrrah (albanopolis ) , dyrrah dioceza = Epiro nuova … Tani besoj shkenca moderne shume me e sakte do ti zgjidhe gjerat por edhe grekt edhe italiano jugoret i kemi per mendimin tim shume afer gjenetikisht , por Durresi eshte celesi i qyteterimit antik dhe modern shqiptar per te treguar pse jemi ata qe ishim … durresi per mua eshte citat mundi i shqiptareve , gjithsesi uroj veq te mira per shqiperine dhe greqine dhe italine

    • Tepelena: 03/08/2023 21:10

      Po o shqipfoles, po! Inteligjenca artificiale - NESE E PYESIM - do te tregonte ty gjatesine e kaloresit, dhe nga aty ti arrite te gjesh nese eshte ilir apo grek! Dhe me kete brrockull arrite ne perfundimin se arkeologet shqiptar jane ose shume te paafte, ose tradhetar. Pse nuk shton edhe frazen: nuk behet ky vend - ikni ne Gjermani? Te fala Janullatosit!

    • Mario: 03/08/2023 19:59

      po te lexosh me mire artikullin nuk flitet askund per gjatesine dhe as nuk ke si ta matesh ne foto po artefaktet jane greke qe flet per nje zhvillim te thelle te zones ne kohe te hershme as per kolonizim qe nuk ka patur asnjehere ne kete territor deri ne himare tepelene gjirokaster ajo qe i thone vorio epir qe eshte greke ne fakt edhe pse nje rrip shume i ngushte malor. Pjesa tjeter eshte ilirike deri ne Shkoder ne kufi me Kosoven qe eshte tjeter krahine e njohur ne histori edhe si Metokia ose Moesia romake qe i bie rrafshi i Dukagjinit deri ne Korab si pjese er vargmaleve Monti Sar te Maqedonise se Veriut. E gjithe kjo krahine ka qene e banuar me ilire te tjere te ndikuar nga kultura trake ose Bullgaria e sotme. Sllavet e Maqedonise se veriut jane te vetmit te ardhur njelloj si Serbet malazezet dhe boshnjaket kroatet dhe sllovenet

  • Mario: 03/08/2023 18:42

    cfare muzeu kombetar ti kthehet Parkut Arkeologjik e Apollonise se perendeshes Pollon per cdo turist te huaj si ne Butrint Vjose dhe Drinos edhe Kalane e Tepelenes si Parqet me te bukura arkeologjike Ilirike sepse Shqiperia eshte vendi i Ilireve te ndikuar nga kultura greke jo vetem Dyrraj dhe Pollon po deri ne Shkoder me kufi lumin Buna, ku gjenden zbulime me vlere arkeologjike per trashegimine kulturore te ketij populi ndersa pjesa siper e ndare me dalmatet e njohur si ilirike e ndikuar nga kultura romake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin